Ballina Bota Përmbytje masive në Itali, uji vërshon në metrotë e Milanos

    Përmbytje masive në Itali, uji vërshon në metrotë e Milanos

    64

    Një valë stuhish të fuqishme ka prekur disa zona të veriut të Italisë, duke përmbytur Milanon dhe duke shkaktuar frikë për jetën e një personi që u rrëmbye nga ujërat në rajonin e Piemontes.

    Ndërkohë, një lum doli nga shtrati në Val di Suza, duke shembur dy ura, duke bllokuar rrugët provinciale dhe duke izoluar rreth 50 persona në dy fshatra.

    Janë dy rajonet më të prekura, ai i Lombardisë dhe ai i Venetos, ku ka pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme në qytetin e Milanos, ku disa shërbime metrosh u ndërprenë për shkak të ujërave.

    Shkencëtarët paralajmërojnë se kriza e klimës po rrit frekuencën e eventeve të motit ekstrem, si valët e të nxehtit, të thatësirës dhe përmbytjeve.

    Ata thonë se stuhitë po bëhen më të dhunshme për shkak se ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështirë.

    Jugu i Italisë ndërkohë ka vuajtur së fundmi nga një thatësirë e ashpër, që ka shkaktuar probleme në agrikulturë dhe turizëm, sidmos në ishullin e Sicilisë, por edhe në atë të Sardenjës.