Lagjja “Sheq i Madh” në bashkinë e Fierit që në vitin 2015, që shënon mandatin e parë të kryebashkiakut Armando Subashi e në vijim, ka qenë në fokusin e një sërë investimesh në drejtime të ndryshme sa ato rrugore, arsimore, shëndetësi në drejtim të shembujve të zhvillimit të bujqësisë dhe bizneseve brenda territorit të kësaj lagjeje. Kështu shembull në biznes është Alket Merdanaj, i cili e nisi aktivitetin disa vite më parë me një sipërfaqe të vogël me serra në “Sheq të Madh”.
Falë punës, këmbënguljes së tij dhe mbështetjes nga grandet e qeverisë për bujqësinë, sot ka 3 hektarë serra të pajisur me teknologjinë më të fundit për kultivimin e perimeve. Kjo falë dhe investimeve që janë kryer në pjesën bujqësore të kësaj lagjeje në drejtim të sistemit të kanalizimeve vaditës dhe kullues. Por në bilancin e punës së tij kryebashkiaku Subashi do të shënojë një sërë arritjesh në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore në të cilën mund të veçojmë një sërë emrash si “Alush Frakulla”, “Myzeqeja”, “Ferrik Dashi”,”Sotir Bitri”, “AnastasLaska”, “LlazarVerria”, në rrugën “Fan Noli” dhe në “Leonidha Prifti”,etj., të cilat i janë nënshtruar deri dhe në investime rrënjësore të cilat kanë sjellë një ndryshim rrënjësor dhe mjaft cilësor për jetën e banorëve të kësaj lagjeje.
Këto akse rrugore kanë qenë sa lidhëse në brendësi të lagjes, apo dhe akse rrugore që lidhin këtë lagje me pjesët e tjerat të qytetit dhe me unazën perëndimore të tij. Ndërhyrjet e thella infrastrukturore që kanë pësuar këto rrugë kanë vulosi përfundimisht gangrenat e gropave, baltës dhe pluhurave duke hapur kështu një faqe të re për komunitetin e gjithë zonës. Ndërhyrjet rrënjësore në rrugën “Sotir Bitri” në lagjen “Sheq i Madh” pas zgjerimit të saj investimi është shoqëruar menjëjherë me punën në drejtim të sistemit të KUZ, kurse në rrugën “LlazarVerria” u shtrua e linjë e re ujësjellësit dhe formalizimin e këtij shërbimi.
Me investimin e kryer në rrugën “AnastasLaska” po në lagjen “Sheq i Madh” u bë e mundur heqja e saj nga lista e gjatë e rrugëve problematike të mbartura prej vitesh duke i thënë kështu ju rrugës me baltë, me gropa duke patur kështu më shumë rrugë të sigurta e hapësira publike të sistemuara. “Leonidha Prifti” është një tjetër rrugë e rikonstruktuar që i është shtuar lagjes “Sheq i Madh” dhe qytetit pamja e së cilës ofron jo vetëm rrugë të asfaltuar, sipërfaqe publike të sistemuara, por edhe hapësira të gjelbëruara. Dhe në listën e investimeve rrugore mund të evidentohet dhe investimi i asfaltimit të rrugës “Alush Frakulla” duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gangrenës shumëvjeçare që i shqetësonte banorët e kësaj zone, në lagjen “Sheq i Madh”.
Zakonisht investimet rrugore ne qytetin e Fierit është realizuar restaurimi i fasadave, rikthimin e elementeve karakteristike historike – kulturore të qytetit, shtimin e zonës së gjelbër, lirimin e hapësirave publike, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin dhe gjelbërimin, vendosje kontenierësh apo dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale./Tv Kombi/