Selanik- Sherr me thika është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qendër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur mes dy të rinjve. Një 22-vjeçar algjerian ka marrë të paktën tre plagë me thikë, dy në gjok dhe një në këmbën e majtë.
Ndërsa një tjetër person është dërguar menjëherë në spital për shkak të plagëve të marra.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë forca të shumta policie janë vendosur në zonë edhe si pasojë e marshimeve.