Përkujtohet sot 555-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroi tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një emër që na përfaqëson denjësisht në historinë botërore.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 dhe vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare në Lezhë. Për 25 vjet me radhë, Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit, ndësa shquhej si një strateg i shquar në luftë pasi me një ushtri të vogël shqiptare mundi ushtrinë osmane. Skënderbeu luftoi jo vetëm për Pavarsinë e Shqipërisë por dhe bashkimin politiko-shtetëror të popullit të tij.
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 555-vjetorin e Heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes një viedo ne Facebook, ku Himni i Flamurit këndohet nga nxënësit e shkollave. Rama bën të ditur vendimin se duke nisur nga java e ardhshme, Himni i Flamurit do të vijojë të këndohet çdo fillim jave mësimore.
“Dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama .