Ballina Lajme Përkujtimi i Holokaustit/ Taulant Balla: Të “dënohet” gjuha ekstremiste në rrjetet sociale...

Përkujtimi i Holokaustit/ Taulant Balla: Të “dënohet” gjuha ekstremiste në rrjetet sociale dhe ajo e politikanëve

2

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në ditën e përkujimit të viktimave të Holokaustit ka deklaruar se duhet “dënuar” gjuha ekstremiste që përdoret në opinionin publik, kryesisht në rrjetet sociale dhe nga politikanët.

Sipas tij, duhet kundërshtuar çdo formë apo gjest diskriminimi ndaj grupeve të caktuara shoqërore, etnike apo regjiloze. Ndërsa theksoi se shqiptarët vetë janë gjendur në një sulm të tillë nga politikanët britanikë pak javë më parë. Për këtë arsye, sipas tij, duke pasur parasysh Holokaustin, shqiptarët duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre nevojën e kundërshtimit të çdo forme të diskriminimit.

Gjatë shekujve, përjetësisht autoktonë në trojet tona na është dashur të luftojmë me shumë pushtues. Gjatë këtyre shekujve ka ndërtuar një gjerdan vlera si mikpritja, se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Dokumentet historike tregojnë se prania e hebrenjve ka qenë në shekullin e 2-të në Shqipëri. Në kohën kur antisemitizmi ishte kthyer në doktrinë Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetmi në kontinent që njohu hebrenjtë si bashkësi, kur bota lëngonte nga antisemitizmi i hapur. Jo më kot shtypi i huaj e quante Shqipërinë, atdheu i hebrenjve. Në një ditë si kjo e sotmja, për përkujtimin e viktimave të holokaustit ne nderojmë edhe vendet e Evropës që iu hap dera për të ardhur lirisht në Shqipëri. Periudha e shpëtimit të hebrenjve ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Faktet janë domethënëse për të ilustruar gjestin e pashoq të shqiptarëve. Populli shqiptar nuk shpëtoi vetëm hebrenjtë por edhe hebrenjtë e Evropës. Sot në Evropë vërehet një rritje e tendencave antisemite. Është momenti që edhe në si Kuvendi i Shqipërisë të dënojmë me forcë çdo gjest urrejtje në rrjetet sociale apo nga politikanë. Edhe sot shqiptarët edhe ne si vend jemi gjendur nën një sulm racist nga politikanët britanikë. Shqipëria është e palëkundur dhe pa asnjë hezitim për të dënuar çdo formë antisemitizimi dhe çdo formë të manifestimit të tij. Duke përkujtuar sot holokaustin, ne u mësojmë fëmijëve tanë nevojën e kundërshtimit të çdo forme të diskriminimit”, u shpreh Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

/rtsh.al/