Reshje të dendura shiu, dëborë dhe ngrica pritet të jenë “kryefjala” e motit për ditët në vijim në vend, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije masat e marra si dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët në mënyrë që të shmangen incidente të mundshme.
Sipas Peleshit, pritet që më problematike situata të jetë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër e Lezhë, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ministri theksoi se të gjitha shtabet e emergjencave civile janë në gatishmëri, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të informohen në lidhje me zonat më të rrezikuara.
“Presim reshje të shumta sidomos në pjesën veriore të vendit dhe kjo na përball edhe me rrezikun e emergjencave të ndryshme porthuajse në të gjithë vendin dhe e vlerësoj të nevojshme edhe për qytetarët që të informohen në lidhje me parashikimet pë rprurjet në liqene e lumenj dhe masat që do të merren. Sasia e më me adhe e reshjeve është regjistruar në zonën e Alpeve. Deri tani nga qarqet nuk kemi situata problematike, kuotat e lumenjve janë deri tani normale. Në qarqet Shkodqër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Të gjitha shtabet janë në gatishmëri, janë marrë masat dhe bashkitë kanë punuar për parandalimin e përmbytjeve. Gjithsesi një sasi e jastëzakonshme reshjesh në disa zona mund të na përballë me emergjenca të pashmangshme. Sot priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kokës, Dibër dhe Lezhë dhe intensive në qarqet e tjera të vendit. Në Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër do ketë edhe shtrëngata”, tha Peleshi.
Ministri shtoi se në det, do të vijojnë të operojnë normalisht anijet e transportit ndërkombëtar, duke shtuar se mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit duhet të marrin masa shtesë sigurie.
“Është ndaluar dhënia e lejeve për nisjen e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, deri me datë 19 janar. Anijet e transportit detar ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht. Do ketë edhe reshje dëbore”, deklaroi Peleshi.