Ballina Lajme Politike “Përgjegjëse për tensionet në veri”, Qeveria e Kosovës i shpall organizata terroriste...

“Përgjegjëse për tensionet në veri”, Qeveria e Kosovës i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

34

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), pasi i cilëson si përgjegjëse për tensionet e fundit në vëri.

Organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha ai.