Po shkon drejt përmbylljes faza e para e parë e ndërtimit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje ndërsa shkruan se materniteti do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët.
“Dhe me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotove.