Ballina Lajme Përfshihet nga zjarri rrobaqepësia në Korçë

Përfshihet nga zjarri rrobaqepësia në Korçë

3

Është përfshirë nga zjarri një godinë e një rrobaqepësie në Lagjen Nr. 9 të qytetit të Korçës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te “Rruga 1 Maji” dhe nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar pasi në godinë nuk ka pasur njerëz në momentin që është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë kabulli elektrik në tarracën e fasonerisë

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, por rrezikohet një kabinë elektrike që ndodhet shumë pranë godinës.