Kabina elektrike e një pallati në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Flakët fillimisht kanë rënë në kabinën elektrike të pallatit. Banorët e pallatit të frikësuar kanë dalë të gjithë jashtë ndërtesës. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë sipas specialistëve situata është nën kontroll.