Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Flakët janë përhapur në katin e dytë të një shtëpie private.
Për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të sjellë normalizimin e situatës që tashmë duket të jetë nën kontroll.