Ballina Lajme Përfshihet nga flakët një makinë në bypassin e Murrizit

Përfshihet nga flakët një makinë në bypassin e Murrizit

9

Mëngjesin e sotëm është raportuar se një automjet është përfshirë nga flakët në bypass-in e Murrizit. Nga pamjet duket makina e cila është nën pushtetin e zjarrit.

Në lidhje me rënien e zjarrit dyshohet se shkak ka qenë nxehja e motorrit të makinës. Motori mund të jetë nxehur pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është malore. Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.