Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Fier. Policia bën me dije se për fat të mirë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në autostradën Vlorë-Fier, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin P. M. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.