Një autoveturë është djegur sot në autostradën e re Kashar-Thumanë. Një mjet tip ‘Ford Focus’ është përfshirë i gjithi nga flakët, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset e Vorës dhe paraprakisht bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Policia po heton për zbardhen e shkaqeve të incidentit.