DURRËS- Përfshihet nga flakët pallati në Durrës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme.
Raportohet se në godinën ku kanë rënë flakët e zjarrit, më parë ka qenë Kadastra e Durrësit.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe policia.
Ende nuk dihen shkaqet.
Ka raportime se në këtë godinë ndodhen ende dosje të padërguara në Tiranë.
Prej një viti kadastra u zhvendos në kryeqytet për shërbimet ndaj qytetarëve, por ka të dhëna jozyrtare se shumë dosje ndodhen ende aty.