Ballina Lajme Përfshihet nga flakët biznesi me konfeksione

Përfshihet nga flakët biznesi me konfeksione

2

Përmet- Përfshihet nga flakët biznesi me konfeksione në Përmet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet.

Biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Nuk ka njerëz të dëmtuar. Për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.