Një zjarr i madh është regjistruar sot në Tiranë. Burime bëjnë me dije se një banesë në katin e gjashtë në një pallat pas presidencës është përfshirë nga flakët.
Mësohet se forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes teksa janë evokuuar edhe banorët. Raportohet se nuk ka të lënduar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.