Ballina Lajme Përfaqësues politikë të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Fier janë takuar me myftiun...

Përfaqësues politikë të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Fier janë takuar me myftiun Mikel Hazizolli ku kanë shprehur urimet për festën e Fitër Bajramit.

4

 

 

?

 

Përfaqësues politikë të koalicionit “Bashkë fitojmë” në Fier kanë vizituar xhaminë dhe janë takuar me myftiun Mikel Hazizolli të cilit i kanë shprehur urimet e rastit në ditën e festës së Fitër Bajramit. Pas përfundimit të vizitave drejtuesi politik i qarkut, Luan Baçi, uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit: “Jemi sot në këtë xhami për të uruar gjithë besimtarët myslimanë kudo që janë në ditën e Bajramit të madh jo vetëm besimtarët myslimanë, por të gjithë shqiptarët kudo që janë. Qoftë një mbarësi për të gjithë shqiptarët dhe për një jetë më të mirë, një mirëqenie më të lartë dhe më të begatë, jo si në këto situata që jemi që për hir të së vërtetës janë situata krejt të vështira, të pazakonta, në një regjim do të thoja, që po merr gjithnjë e më shumë formën e një regjimi diktatorial.

Duke qenë se jem në fushatë elektorale uroj që të ftojë demokracia, të ftojnë çdo shqiptar, të ftojnë ata që duan lirinë dhe demokracinë.” Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli, shprehu urimet për të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dhe prosperitet. “Uroj gjithë besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, gëzuar këtë festë të madhërishme të paqes dhe të mirësisë popullore. Gëzuar dhe nga mot më mirë! Urimeve i është bashkuar dhe kryetari i Partisë së Lirisë, dega Fier, Arben Cuko, ka përcjellë urimet e tij të përzemërta për gjithë besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me rastin e Fitër Bajramit! “Urojmë gëzuar të gjithë besimtarët mysliman! Shqiptarët tashmë nuk i kanë festat të ndara. Sot ne pashkët dhe bajramin i festojmë bashkë. Uroj gjithë shqiptarët për ditë më të mira.

Gëzuar festën e bajramit!”. Pas vizitës në xhaminë e qytetit, urimit për paqe e mbarësi për gjithë besimtarët myslimanë i është bashkuar dhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Fier, Rrapi Gjika

/Tv Kombi/