Një shqiptar doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjësit të tij nga Zimbabveja.
Aldo Tuci, një shqiptar, menaxher i një kazinoje në Zimbabve është vënë lënë në burg nga Gjykata në Zimbabve pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.
Bëhet fjalë për një 29-vjeçare e cila ka kërkuar që të punësohet në një nga kazinotë në Greystone Park, që menaxhonte i riu shqiptar.
Në datën 30 Qershor të këtij viti 29-vjeçarja është intervistuar nga Tuci dhe ky i fundit i ka kërkuar që të kryejnë mardhënie seksuale që ta punësonte atë.
Vajza nuk ka pranuar dhe shqiptari në atë moment e ka përdhunuar.
29-vjeçarja më pas ka filluar punë në kazino por është pushuar pas 2 muajsh.
Menjëherë ajo iu drejtua policisë për të bërë kallëzimin për përdhunim ndaj shqiptarit dhe më 2 gusht Tuci është vënë në pranga. Sot, ai është lënë në burg nga Gjykata