Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Ornela Gjeçit, mësueses që humbi jetën teksa po lahej në duash, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Për të përcjellë drejtoreshën e shkollës drejt banesës së fundit kishin dalë jo vetëm personeli i mësueseve dhe nxënësit, por edhe banorë të zonës, miq e shokë nga Shijaku dhe Durrësi.
Ornela kishte 14 vjet që kryente detyrën e drejtoreshës së shkollës në Rrubjekë dhe kishte fituar respektin e kolegëve, të nxënësve, por edhe të banorëve të zonë.
Shoqja e saj e fëmijërisë njëkohësisht edhe kolegia e saj, Sonila Domi, e cila thotë se sot në shkollë ishte e pamundur të bëje mësim.
“Ne jemi banorë të kësaj zone. Njiheshim prej vite, jemi lindur dhe rritur këtu. Ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare Maminas, unë isha në Rrubjekë. Pas disa vitesh u bë drejtoreshë në shkollën Rrubjekë. Çdokush pas një fatkeqësi thuan fjalë të mira, por për atë me gjithë mend jetojnë fjalët e mira. Ka qenë kolege drejtuese, motër shumë e mirë, qëndrim të ngrohët me prindërit. Një prind i një nxënësi më mori në orën 6, thash mos ishte një shaka. Sipas fjalëve ka bërë dush dhe e ka zënë korrenti nga shkarkimi elektrik. E ka gjet bashkëshorti pasi është kthyer vonë nga puna. Ai kthehet gjithmonë në orën 11. E ka çuar në gjendje jete ne spital, por nuk mbijetoi. Dje ishte pushim por ajo na mblodhi për ketë të shtëpia e saj.
Nuk na bënim këmbët, zi e madhe në shkollë. Shkolla u mbyll sot. Komunikuam me drejt e ZVA Shijak dhe tha ajo meriton ti bënim, gjithçka. U hap drejtoria, një buqetë me lule dhe foto në vendin e punës së saj”, tha kolegia Sinila Domi.
Ka qenë si një prind i dytë për të gjithë ne. Kur mësuam që është ndarë nga kjo jetë u ndjemë shumë keq”, tha një nxënëse.