Ballina Lajme Për herë të parë Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit”...

Për herë të parë Kisha Katolike organizon procesionin e “Udhës së Kryqit” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

1

Në prag të Pashkëve Katolike, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë është organizuar për herë të parë procesioni i “Udhës së Kryqit”.

Besimtarët katolikë me qirinj në duar ishin mbrëmjen e kësaj të Premte të Madhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Procesionin udhëhiqej nga Arqipeshkvi i Dioqezes Tiranë Durrës, Arjan Dodaj së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shejtë të Vatikanit në Shqipëri, Lugi Bonazzi.

Besimtarët demonstruan mundimet e Jezu Krishtit që e dënuan dhe ia ngarkuan kryqin në shpinë deri në përfundim të rrugëtimit kur dha shpirt dhe u ringjall në të Dielën e Pashkës.

Dhjetëra besimtarë ecën në rrugën e mundimeve të Krishtit, një pjesë e tyre duke mbajtur kryqe të rëndë prej druri. Udha e Kryqit u përshkrua duke ndjekur 14 Stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.

E Premtja e Madhe, apo e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.  E ashtuquajtura “java e zisë” fillon të dielën dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.

 

  1. / rtsh.al /