Ballina Lajme PD kërkon 20 bashki të reja, reforma territoriale “blu” parashikon 80

PD kërkon 20 bashki të reja, reforma territoriale “blu” parashikon 80

1

Demokratët kanë gati skicën e hartës së re territoriale që synojnë të implementohet në zgjedhjet lokale  te 2023. 

Bashkëkryetarja e komisionit bipartizan Dhurata Çupi zbulon për Top Channel propozimin e demokratëve që parashikon  shtimin e 20 Bashkive te reja.

“Pas analizave dhe ekspertizave, dhe pasi kemi dëgjuar të gjithë mendojmë se do i bënte mirë kësaj reforme që të ketë 80 Bashki. Nga eksperienca edhe e vende të rajonit Bashkitë janë edhe Bashki urbane, Bashki urbane dhe rurale apo dhe  vetëm Bashki rurale. Dhe në këtë këndvështrim do i mundohemi t’i japim qytetarëve  shqiptar 80 Bashki me këtë qasje”, tha Çupi .

https://5d4ca5aeab9110f67e838003cbcd397f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Grupimi i Berishës nuk është i përfaqësuar në  komisionin e reformës, por për hartën e re territoriale demokratët  janë në një mendje.

“Patjetër që duhet të jetë një version rindarje që merr parasysh edhe realitetet e krijuara,  i cili do çonte mbi 80 Bashki”, tha Bylykbashi.

Shtimi i Bashkive  kërkon rishpërndarjen e atyre aktuale. Dhurata Cupi tregon disa nga njësitë e reja vendore që  parashikon të shkrijë apo zgjerojë propozimi i demokratëve.

“Leskoviku 50 km larg Bashkisë së Kolonjës. Qytetarit nga Leskovikut i duhet të udhëtojë 50 km që të shkojë dhe 50 km në kthim. Pse nuk duhet të jetë një Bashki me vete që tu shërbeje qytetarëve edhe me afër. Për shembull Orikumi, si mundet që mos të jetë Bashki më vete. Në veri në qarkun ku jam deputete në Dibër, ne kemi një zonë me traditë dhe me histori, vetëm nga emri nuk mund të zhbëjmë zonën e Kastriotit apo Maqellarës”, tha  Çupi .

Në të shkuarën kalkulimi elektoral ka qenë parimi që ka udhëhequr partitë politike  të përfshira në proces, për shkak të efektit që ndarja territoriale  ka në numrin e mandateve.

Demokratët synojnë zhbërjen e të ashtuquajturve “ishuj” elektoral që sipas tyre kanë favorizuar Partisë Socialiste për shkak të bojkotit që të djathtët i bënë reformës në 2014.

“Në fakt ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës është tipikisht shembull ku nuk janë respektuar kriteret dhe është krijuar ishull elektoral siç është Paskuqani për të kaluar me Zall Herrin. Por, këto duhet të rregullohen jo për efekte elektorale por për t’i dhënë shërbime qytetarëve”, u shpreh Çupi .

Miratimi i hartës së re territoriale kërkon 84 vota që Partia Socialiste e vetme nuk i ka, ndaj dhe konsensusi me opozitën është i domosdoshëm.

Top Channel