Eriselda Zotaj Celaj është kandidatura që PD ka përfshirë në zgjedhjet vendore të 14 majit për bashkinë e fierit. Ajo nisi karrierën e saj politike si anëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në vitin 2003 dhe më vonë u bashkua me Lidhjen Demokratike të Gruas, ku aktualisht shërben si kryetare e degës lokale dhe anëtare e kryesisë së degës, dhe aktualisht kandidate për kryetare Bashkie.
Ajo tashmë është e shfaqur në takimet me komunitetin fierak në qytetin e fierit, po jo vetëm, ku shpalos synimet, objektivat dhe ambiciet për drejtimin e bashkisë së Fierit. Gjeneza e saj familjare dallohet për idealet demokratike dhe gëzon një traditë të pasur qytetare. Ajo është një nënë e martuar me dy fëmijë. Zotaj Çelaj ka fituar titullin universitar në “Kontabilitet dhe Financa” në Fakultetin e Shkencave Shoqërore.
Së fundi ajo iu është drejtuar zgjedhësve fierakë me një mesazh në të cilin pjesëmarrjen në garë elektorale e cilëson të vendosur e për të cilën s`ka bashkëpunim apo presion që e kthen pas. Ajo garanton se do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier. Përballë kësaj ka ftuar çdo bashkëqytetarë, që t’i bashkohet në rrugëtimin e saj me ide dhe kontribut konkret që bashkinë e Fierit ta kthejnë në shtëpinë e gjithsecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky institucion.
Pjesë të kësaj nisme ajo afron çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kanë kaluar sfida të mëdha, kanë sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kanë luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, janë përballur me kundërshtarin, që edhe kësaj here të jenë bashkë me qëllimin e vetëm atë të fitores së kryetarit të bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Duke shprehur bindjen që demokratët e kanë vendin në shtëpinë e tyre, në Partinë Demokratike, kandidatja demokrate Eriselda Zotaj Celaj kërkon që të lënë më pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjnë blu bashkinë.Për Partinë Demokratike kandidatura Eriselda Zotaj Çelaj përfaqëson mundësinë më të mirë për qytetarët e Fierit për të pasur pushtetin në duart e tyre, në vend që të jetë nën kërcënimin e vjedhjes dhe keqpërdorimit të taksave të tyre.
/Tv Kombi/