Ballina Lajme PD e Alibeajt jashtë zgjedhjeve, caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit në...

PD e Alibeajt jashtë zgjedhjeve, caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit në KAS

1

Koli Bele do të jetë relatori i PD së Alibeajt për ankimimin e bërë në KAS pas vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos e regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Celibashi theksoi se zyrtarisht Lulizm Basha është ende kryetari i PD dhe se ai është personi që jep dekalratën solemne për ndalimin e shit-blerjes së votës, por gjithashtu një tjetër ngërç ka të bëj dhe me autorizimin e Alibeajt për të ushtruar kompetencat e kryetarit për zgjedhjet.

Celibashi ka deklaruar se në autorizimin që Basha i ka dhënë Alibeajt më 18 mars të viti 2022, nuk përcaktohet që Alibeaj ka të drejtë të çojë PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryekomisioneri thotë se në autorizim duhet të ishte saktësuar që Alibeaj është personi që çon partinë në zgjedhjet lokale.

Edhe pse më herët, Celibashi i la 48 orë për të plotësuar dokumentet, PD e Alibeajt pretendoi se ka dorëzuar të gjitha dokumentet, gjë e cila shtyu kryekomisionerin të mos e regjistrojë në KQZ.

Nëse KAS mban të njëjtin qëndrim si Celibashi, për çështjen e Alibeajt do të duhet të vendos Kolegji Zgjedhor.