Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës do të dorëzojë në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me ndryshimet e ndarjes territoriale. Gjithashtu bëhet me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.
“PD nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki”, thuhet në njoftimin e PD.