Ballina Lajme PD ankimoi vendimin, Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e 6...

PD ankimoi vendimin, Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e 6 deputetëve! Bylykbashi: Antikushtetuese

1

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar ankimimin e 6 deputetëve të PD dhe lënë në fuqi përjashtimet e tyre nga seancat parlamentare.

Më herët deputetët e përjashtuar të PD ankimuan vendimin e Kuvendit për përjashtimin e tyre me argumentin se u mor në kundërshtim me Rregulloren duke shkelur nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin për përjashtimin e deputetes Lindita Metaliaj me 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Deputeti Oerd Bylykbashi e ka cilësuar këtë vendim antikushteteuse.

“Vendimi i byrosë, kemi kërkuar që ai vendim që përjashtoi deputetët, të anulohet si antikushtetues, i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave”, tha ai.