Ballina Lajme Pasuri e ardhur nga krimi, konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro...

Pasuri e ardhur nga krimi, konfiskohet apartamenti me vlerë 120 mijë euro në Lushnje në pronësi të 43-vjeçarit të dënuar për drogë

0

Një apartament me vlerë 120 mijë euro në pronësi të një dënuari për drogë është konfiskuar në Lushnje.

Apartamenti ishte në pronësi të 43-vjeçarit J.S, ndërsa sipas policisë “dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat 43-vjeçari ka qenë i dënuar”.

Vendimi për konfiskimin u morr nga Gjykata e Apelit Vlorë, dhe zbatimi i tij u bë nga policia.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.

/rtsh.al/