Përmirësimin i sistemit vaditës dhe kullues vazhdon të mbetet një nga prioritete e bashkisë së fierit si rezultat i së cilës ka sjellë dhe ndikim të madh në rritjen e punimit të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës bujqësore dhe marrjen e rendimenteve të larta të prodhimeve.
Një nga sektorët ku është përqendruar puna e pastrimit të kanaleve kullues dhe vaditës është në zonën e Metaj në njësinë administrative të Libofshës, ku po vazhdojmë puna për rehabilitimin e sistemit kullues, si në të gjithë territorin e bashkisë Fier.
Kjo punë e vazhdueshme synon ringritjen sa më shpejt të gjithë sistemit të kullimit të tokave bujqësore, për të garantuar rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit bujqësor vendas dhe sigurisht ripërtëritjen e bujqësisë, si një aset me vlerë në ekonominë tonë.
Rehabilitimi dhe vënia në funksion e sistemit vaditës dhe kullues të lënë në harresë prej shumë vitesh tashmë është në një gjendje të mirë pune, duke mundësuar kështu pjesën dërrmuese të sipërfaqen e punueshme të tokës bujqësore dhe rritjen e rendimenteve në të mbjella. Investimet e kryera në territorin e bashkisë së Fierit ka sjellë që 80 % e sipërfaqeve bujqësore kenë në dispozicion të tyre sistemin e vaditjes dhe kullimit që përkthehet në mijëra hektarë sipërfaqe bujqësore të çliruara nga ky problem./Tv Kombi/