Në këtë fillim viti kryebashkiaku Armando Subashi ka pasur si portret të zhvillimit të biznesit në qytetin e Fierit pastiçeri “Bleta”.
I njohur si kryebashkiaku që vlerëson dhe mbështet binzesin fierak sa në zonat urbane, por edhe ato rurale shkruan: “Kur punon me pasion dhe ke objektiva të qarta, gjithmonë ia del me sukses! I tillë është edhe rrugëtimi i pastiçerisë “Bleta”, drejtuar nga Petro Kula, i cili gjeti në Fier klimën dhe terrenin e përshtatshëm për ta rritur këtë aktivitet vit pas viti.
Shembull ky, se si investimet, jo vetëm në qendër të qytetit, por në çdo cep të territorit, ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit!” Gjatë vitit që lamë pas një numër i konsiderueshëm biznesesh të suksesshme kanë qenë personazhe të postimeve të tij mediatike, duke vlerësuar dhe inkurajuar ecurinë e tyre më tej./Tv Kombi/