Ballina Lajme Pashka Ortodokse, besimtarët shqiptarë kremtojnë të Premten e Zezë

Pashka Ortodokse, besimtarët shqiptarë kremtojnë të Premten e Zezë

1

Besimtarët ortodoksë shqiptarë i janë bashkuar botës ortodokse e cila ka kremtuar të Premten e Zezë, ditë që simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Në Tiranë ceremonia e kalimit të Epitafit dhe varrimi i Jezu Krishtit, nisi pas meshës në katedralen “Ngjallja e Krishtit|”.

Besimtarët ndoqën nga afër kalimin e epitafit në rrugë dhe shoqëruan procesionin kishtar.

Në qytetin e Korçës, besimtarët ortodoksë, por edhe shumë turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë. Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesore të qytetit.

Në Fier besimtarët kremtuan të Premtes se Zeze në kishën e Shën Gjergjit. Ata ndërmorën ritualin e kalimit nën epitaf,  vendosur në ambientet e brendshme të kishës ku besimtaret sipas radhës kane kaluar nën epitaf dhe me pas mbas shërbesës u bë dalja ne qytet. Pasi ka përshkruar Bulevardin kryesor te qytetit procesioni është kthyer sërish në kishë.

 

/ rtsh.al /