hkodër- Një zjarr përfshiu një nga dhomat e spitalit Shkodër këtë mëngjes. Nuk pati dëme në njerëz por dëme materiale.
Ka reaguar menjëherë institucioni.
Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se ‘në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.
Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.
Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti’.