Ballina Lajme Pas vizitës në selinë e PS, ambasadorja Yuri Kim takime me Alibeajn...

Pas vizitës në selinë e PS, ambasadorja Yuri Kim takime me Alibeajn dhe Metën

1

Politika shqiptare po bën përgatitjen për zgjedhjet vendore të 14 Majit, kur na ndajnë dhe rreth dy muaj nga data e caktuar.

Ndërsa afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet vendore përfundoi të hënën e 6 marsit, kanë nisur lëvizjet e para të diplomatëve në vendin tonë.

Këtë të mërkurë, 8 mars, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar për disa minuta një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, në selinë rozë.

Burimet thonë se Kim ka caktuar të mbajë po sot edhe një takim me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Takimi mësohet se do të zhvillohet në orën 11.30 në zyrën e tij tek kryesia e Kuvendit.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka parashikuar edhe një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në orën 14:30./Opinion.al