Ballina Lajme Politike Pas Ramës, ambasadorja Yuri Kim takon Jorida Tabakun

Pas Ramës, ambasadorja Yuri Kim takon Jorida Tabakun

4

Pas kryeministrit Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim ka takuar dhe kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku.

Mbrëmjen e së martës, ato u mblodhën rreth orës 20:00, në një prej restoranteve në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Ky takim vjen në kuadër të largimit të ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria. Ajo është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane dhe pritet të nisë detyrën e rëndësishme në korrik të këtij viti.

Ambasadorja Kim është duke zhvilluar takimet e fundit më përfaqësuesit dhe aktorët politikë në vend.