Ballina Lajme Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ-ve

Pas PD-së, edhe Partia e Lirisë dorëzon në KQZ anëtarët e KZAZ-ve

3

Partia e Lirisë ka dorëzuar këtë të shtunë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Kujtojmë se të premten edhe Partia Demokratike, e përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha dorëzoi në KQZ, 230 emra për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Emrat janë protokolluar nga administrata e KQZ, por pranimi ose jo i tyre do të vendoset nga Celibashi në seancë publike.  Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar ti dorëzojë emrat të hënën.