Klubi i Futbollit Vllazn
ia nuk do të ketë më trajner Elvis Plorin. Pasi kampionët e Tiranës mundën Vllazninë me rezultatin 3-1 në shtëpi, Plori nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë.
Pas falënderimeve për kontributin e Plorit, klubi kuqeblu nuk hezitoi të prezantonte trajnerin e ri të skuadrës. Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë.“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë.
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë të gjithë besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran.