Ballina Lifestyle & Showbiz Pas fitores se Ukraines ,Zelensky premton:Vitin e ardhshëm Eurovizion do bëhet në...

Pas fitores se Ukraines ,Zelensky premton:Vitin e ardhshëm Eurovizion do bëhet në Mariupol 

1

Presidenti Zelensky është zotuar të mbajë Eurovizionin në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi një mbështetje shumë e madhe erdhi nga publiku evropian, gjë që e çoi Ukrainën në fitore.

Volodymyr Zelensky shpejtoi për të përshëndetur fitoren – dhe madje u zotua të zhvillojë konkursin e vitit të ardhshëm në Mariupol, pavarësisht se qyteti edhe aktualisht është i rrethuar nga forcat ruse.

Ai tha: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin, për herë të tretë në historinë e saj dhe, besoj, jo e fundit. Ne do të bëjmë çmos që të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol të Ukrainës, në Mariupolin e lirë, paqësor, të rindërtuar.

“Falënderoj Orkestrën Kalush për këtë fitore dhe të gjithë ata që na dhanë votat. Jam i sigurt se tingulli i fitores në betejën me armikun nuk është i largët. Lavdi Ukrainës.’

Rezultatet e Eurovizionit janë një mesazh sfidues për Vladimir Putin. Ndërsa deri vjet, juritë e shteteve bënin kryesisht votim gjeografik, duke mbështetur me maksimumin e pikëve vendet aleate, sivjet pati votim publik politik.

Fituesit e grupit folk-rap Kalush Orchestra bënë një interpretim emocional të këngës së tyre Stefania, e cila është bërë një himn lufte për Ukrainën gjatë pushtimit.

Duke marrë trofeun e lakmuar, grupi tha: ‘Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Kjo fitore është për çdo ukrainas. Slava Ukraina.’

https://youtube.com/watch?v=obZi8fbESWw

Pavarësisht se humbi një fitore mahnitëse, britaniku Sam Ryder ende arriti rezultatin më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar për 20 vjet, pasi përfundoi i dyti.