Ballina Lajme Pas Fierit, kërcet arma edhe në Tiranë, 33-vjeçari qëllon drejt dy personave

Pas Fierit, kërcet arma edhe në Tiranë, 33-vjeçari qëllon drejt dy personave

57

Një 33-vjeçar me iniciale Jetmir Koleci, ka qëlluar me armë zjarri në në drejtim të shtetasve Ilir Halili, 45 vjeç, dhe Astrit Halili, 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 24 dhjetor në rrugën “OSBE”, në Kamëz.

Policia njofton se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, rreth orës 15:30, Geraldo Mahmuti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç në Fier.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

/albeu.com