Ballina Lajme Pas festës së Pashkëve shqiptarët kthehen në Greqi, fluks emigrantësh në pikat...

Pas festës së Pashkëve shqiptarët kthehen në Greqi, fluks emigrantësh në pikat kufitare. Ja si paraqitet situata në Kakavijë

4

Pas festës së Pashkëve shqiptarët të cilët kishin ardhur për të festuar në vendin tonë, kanë filluar të kthehen në Greqi ku dhe është raportuar një fluks qytetarësh në pikat kufitare.

Burime për Panorama bëjnë me dije se në pikën kufitare të Kakavijës ka pasur shtim të fluksit paraditen e sotme, por nuk janë shkaktuar rrallë apo vonesa.

Sakaq pritet që dhe ditën e nesërme të vijojë lëvizja, ku në 24 orë në Kakavijë në vendin tonë kanë hyrë 1978 shtetas dhe kanë dalë 2309. Rreth 25 mijë shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar prej të enjtes së kaluar nga Pika Kufitare e Kakavijës por nuk është raportuar për radhë vonesash, pasi të dyja palët kanë punuar me numër të shtuar sportelesh.

Aktualisht të dyja palët po punojnë me nga 4 sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje.