Ballina Lajme Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA dhe policia spanjolle zbarkojnë edhe në Tiranë....

Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA dhe policia spanjolle zbarkojnë edhe në Tiranë. Kontrolle në një godinë në “Komunën e Parisit”, ja për çfarë dyshohet

1

Operacioni i zhvilluar sot në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle, pas Elbasanit dhe Vlorës, zbarkon edhe në Tiranë.

Burime për BalkanWeb të siguruara nga Igli Çelmeta, bëjnë me dije se forcat RENEA dhe policia spanjolle kanë bërë kontrolle në një godinë në “Komunën e Parisit” në Tiranë, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Sakaq, disa persona janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se delegacioni i policisë dhe hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

Më herët sot, uniformat blu zhvilluan një aksion në Elbasan, në një Call Center, ku janë sekuestruar kompjuterët dhe gjithçka tjetër që ndodhej në të, i cili ishte i braktisur. Burime jo zyrtare bënë me dije se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste për administratorë dhe punonjës shqiptarë.

Ndërkaq ka disa urdhër arreste edhe për disa shtetas të huaj bashkëpunëtorë në biznes të paligjshëm. Operacioni më pas u zhvendos në një tjetër Call Cenetr, në qytetin e Vlorës, ku u shoqëruan disa persona, kryesisht vajza.