Ballina Lajme Pas 522 mijë eurove në autobus, gjenden 25 mijë euro të tjera...

Pas 522 mijë eurove në autobus, gjenden 25 mijë euro të tjera në një fugon pasagjerësh në Portin e Durrësit.

2

Pas zbulimit të 522 mijë eurove të padeklaruar një ditë më parë në një autobus në Portin e Durrësit, janë gjetur sërish para të tjera. Këtë herë paratë kanë qenë të fshehura në një fugon pasagjerësh në Portin e Durrësit.

Ngjarja e djeshme bëri që në pikat e kontrollit doganor të rritet vigjilenca çfarë ka çuar në zbulimin e 25 mijë euro në një fugon pasagjerësh.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e fugonin, ndërsa pritet të zbardhen më shumë detaje lidhur me operacionin.

Një ditë më parë në tavanin e një autobusi të linjës Padova-Lushnjë, u kapën 522 mijë euro të padeklaruara. Në pranga përfunduan pronari dhe drejtuesi i autobusit,  E. Ç., 32 vjeç, dhe dy ndihmësit e tij D. K., 36 vjeç, dhe A. C., 32 vjeç. Paratë ishin futur në 6 qese plastmasi, teksa po ashtu u gjetën edhe mallra të kontrabanduara si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, kuti me mentesha, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje.

Pas dy operacioneve në kontrollin doganor janë futur në ‘sitë’ jo vetëm autobusët, por edhe fugonët e pasagjerëve apo agjencive turistike.