Ballina Lajme PE dhe KiE arrijnë marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën!Ja kur...

PE dhe KiE arrijnë marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën!Ja kur nis zbatimi…

1

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari 2024.

Raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën, Thijs Reuten u shpreh i kënaqur nga arritja e kësaj marrëveshje.

 “Shumë i kënaqur që arrita marrëveshje në emër të Parlamentit Europain dhe Këshillin e Europës për liberalizimin e vizave për Kosovën jo më vonë se 1 janar 2024. Faleminderit të gjithëve që punuan në këtë për kaq shumë vite”, shkruan Thijs Reuten në Twitter.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

“Më në fund qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të udhëtojnë për pushime, vizita familjare apo për arsye biznesi në BE, pa pasur nevojë të aplikojnë për viza. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të këtij vendi”, tha Reuten.

/rtsh.al/