Një nga bilancet pozitive që kryebashiaku Armando Subashi shënon në listën e arritjeve të punës së tij në dy mandate është dhe sistemimi i parkimit publik në qytetin e fierit.
Parkimi në bashkinë e Fierit për shumë kohë ka qenë një problem që kërkonte zgjidhje. Ndërkohë që drejtuesve të automjeteve iu duhej të përballeshin me tarifa të larta nëse parkonin në anët e rrugëve, pasi ky shërbim menaxhohej nganj palë e dytë që ndëshkonte qytetarët deri në largim me karrotrec nga vend ku ishin parkuar, bllokuar makinat dhe me gjoba në shifra të larta. Shqetësimet e shumta kanë sjellë në vëmendjen punën e bashkisë së Fierit që në kuadër të ravijëzimit të pamjes së qytetit të shikohej mundësia e një parkimi nëntokësor. Në 2015 këshilli bashkiak shpëton qytetarët nga ndëshkimet e firmës që kishte marrë përmes një kontrate këtë shërbim në bashkinë Fieri.
Parkimi nëntokësor i cili ndodhet nën sheshin qendror të qytetit të Fierit ka nisur funksionimin e tij prej disa muajsh. 110 janë vendet në dispozicion për parkimin e automjeteve, ndërsa e gjithë hapësira është e monitoruar me kamera. Një parkim në qendër të qytetit ishte kthyer në domosdoshmëri, kjo jo vetëm për shkak të kaosit të krijuar në qendër aty ku dhe shumica e qytetarëve marrin shërbimet në disa institucione, por edhe pas shtimit të numrit të automjeteve në qarkullim
Sot pas vënies në përdorim të tij parkimi nëntokësor në qendrën e rikonceptuar të Fierit është një vlerë e shtuar dhe një zgjidhje afatgjatë e problemit të trafikut në këtë qytet.