Ballina Lajme Parashikimi i motit për sot, dominojnë vranësirat

Parashikimi i motit për sot, dominojnë vranësirat

1

Territori Shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe momenteve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes gradualisht ti bëjnë më të dukshme vranësirat në vendin tonë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, të cilat më të fokusuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Veriperëndimore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Kosova do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet ti bëjnë më të dukshme vranësirat në Kosovë.

Maqedonia e Veriut
Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën e parë të ditës në të gjithë vendin. Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shtohen në të gjithë territorin dhe më të dukshme do të jenë në zonat Jugore.

Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut do të jetë Europa Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Ndërsa Lindja e kontinentit dhe pjesërisht Europa Qendrore do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

/abcnews.al