Ballina Vendi Parashikimi i motit për sot dhe neser!

Parashikimi i motit për sot dhe neser!

1

Gadishulli i ballkanit vijon të ndikohet nga një masë ajri e ftohtë e paqëndrueshme duke mbatur rreshje shiu në vendin tonë dhe Erë të vrullshme. 

E Martë 03 Maj 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/15°C
Zona e ulët          10/18°C
Zona bregdetare  10/19°C

Kosova, e Martë data 03 Maj 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13°C -15°C .

E Mërkurë 04 Maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë duke e pasuara nga reshje të izoluara shiu . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/18°C
Zona e ulët          9/22°C
Zona bregdetare  11/20°C