Ballina Lajme Parashikimi i motit për këtë të enjte

Parashikimi i motit për këtë të enjte

5

Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në Verilindje të vendit tonë. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të bëhen më të dukshme edhe në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Mbetet Kosova në pjesën e parë të ditës në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë vendit. Por parashikohet që orët vijuese të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë vendin, ku kthjellimet parashikohet që më të dukshme të jenë në orët e para të ditës në MV. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.