Ballina Lajme Parashikimi i motit/Dita nis me shi

Parashikimi i motit/Dita nis me shi

2

Shqipëria

Paraditja në vendin tonë do të sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të konsiderueshme kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Duke lënë reshje të izoluara vetëm në zonat malore. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Paraditja në Kosovë do të jetë në mbizotërimin vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore. Ndërsa pasditja do të përmirësoj gradualisht kushtet e motit në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të sjellin në MV mot të paqëndrueshëm, ku do të ketë vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin krysisht
në orët e para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore do të jetë e përfshirë nga vranësirat e shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme shiu, ku herë pas here do të jenë të shoqëruara me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje dëbore paraqiten Skandinavia e Lindja e kontinentit.

Ndërsa pjesërisht Europa Qëndrore do të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike.