Ballina Lajme Parashikimi i motit 5 Qershor 2024, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 5 Qershor 2024, vranësira dhe reshje shiu

31

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.

 

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug.

Do të kemi prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët, që në orët e para të ditës në jug të territorit.

Pas orëve të mesditës, reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug dhe në verilindje të territorit, më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.