Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë, kjo si rezultat i ndikimit që jep periferia e një qendre me presion të ulët e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin prej disa ditësh tashmë,
Po ashtu dhe kontrastet termike të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore dhe verilindore.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata të izoluara lokale që prej orëve të para të 24 orëshit fiillimisht në Jug të vendit.