Shqipëria
Moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët, por relativisht i ftohtë ku do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite, kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië në orët e mëngjesit, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike, do të diktojnë motin në repubikën e Kosovës, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të jenë dominante.
Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës.
Problematike mbeten, ngrica në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero.
Përsa i përket vlerave termike, do të bien sërisht në mëngjes por rriten në mesditë, duke u luhatur nga -8°C deri në 6°C.
Era do të fryjë mesatare por herë pas here e forte, duke arritur shpejtesinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Parashikohet që, kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie sërisht në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C minimalja, deri në 6°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Rajoni dhe Evropa
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Veriore ,do të paraqiten nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme,duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit.
Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qëndrore, do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore, por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët por relativisht i ftohtë do të mbizotërojnë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi.