Ballina Lajme Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

1

Territori shqiptar vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit. Sipas MeteoAlb, në vijim priten kalime të pakta vranësira ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.